zoom

Bota

Miratohet rezoluta, OKB dënon agresionin rus dhe bën thirrje për paqe

OKB ka dënuar agresioni rus të ushtruar ën Ukrainë që prej vitit të kaluar dhe ka bërë thirrje për paqe.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të miratuar një rezolutë që dënon pushtimin e Rusisë dhe bën thirrje për tërheqjen e trupave nga Ukraina dhe ndalimin e luftimeve.

Rezoluta u miratua me 141 vende që votuan pro, 32 abstenuan dhe shtatë votuan kundër, një rezultat i ngjashëm me rezolutat e mëparshme për Ukrainën.

Rusia filloi të ashtuquajturën “operacion special ushtarak” në Ukrainë, pikërisht një vit më parë, më 24 shkurt 2022. Edhe pse ka kaluar një vit nga ofensiva ruse, lufta nuk ka përfunduar, edhe ose shumë vende të botës dhe institucione ndërkombëtare kanë kërkuar ndaljen e pushtimit. Rusët po përballen me trupat ukrainase të cilat janë duke mbrojtur atdheun e tyre.