zoom

Politikë

Miratimi i ngritjes së komisionit për shkarkimin e Metës, reagon presidenca: Presidenti nuk do të njohë asnjë veprimtari të kuvendit njëpartiak

Pas miratimit në kuvend të ngritjes së komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, presidenca ka reaguar me anë të zëdhënësit Tedi Blushi cili u shpreh se nuk do njihet asnjë veprimtari e këtij parlamenti.

Presidenti nuk do të njohë asnjë veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të kuvendit njëpartiak dhe të këtij regjimi kleptokratik.

“Garantojmë të gjithë qytetarët, se në respekt të betimit të tij me dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Presidenti Meta do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë, sikundër ka vepruar derimë tani, të gjitha funksionet e Tij kushtetuese deri më 24 korrik 2022 dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj intimidimi të Institucionit të Presidentit nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.”, tha Blushi.