Aplikacion
A jeni më i motivuar me rikthimin pasi jeni në Euro 2024?, ishte pyetja e gazetarëve.
“Ekipin e gjej shumë mirë dhe është emocion të rikthehesh pas 1 viti e gjysmë. Besoj se të gjithë lojtarët janë të motivuar, pasi Europiani është diçka e madhe. Tifozët dhe familja, të gjithë e presin këtë kompeticion. Pjesë e listës së 23 futbollistë për Euro 2024? Të gjithë lojtarët duhet të tregojnë vetën në miqësore dhe në stërvitje dhe zgjedhjet i bën vetë trajneri.
Ishte një vit i vështirë dhe isha i dëmtuar. Hyra para në fushë edhe pse mjekët ma ndaluan. Tani jam shumë mirë dhe po bëj maksimumin tim. Është trajner ai që vendos. Me mendjen time jam gati për Euro, por do të jetë trajneri që do të vendosë”, tha Manaj.
Ndër të tjera ai iu përgjigj edhe pyetjes se çfarë kishte biseduar me Sylvinhon.
“Kam pasur gjithmonë komunikim dhe trajneri ka ardhur edhe në Londër për të më takuar. Po bëj shumë mirë te Sivasspor dhe tani kemi mundësi të tregojmë vetën në këto dy miqësore dhe jemi shumë të kënaqur. Çelësin se di, por kur një lojtar ka një dëmtim të rëndë, duhet të stërvitesh shumë dhe të punosh, të marrësh formën ishte kryesorë dhe faza përgatitore në Turqi më bëri shumë mirë. Varet edhe situatat ku ndodhesh, duhet të jesh i fortë për të kaluar këto momente”, tha ai.
Dhe në fund se kur e kuptoi se do ishte në kombëtare?
“Ftesa do të vinte po të bëjë mirë. Tani që kemi Europianin e dytë për vendin tonë, kemi mundësintë të tregojmë çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Rikthimi në Itali? E pres mirë, besoj se stadiumi do të mbushet dhe kam parë që ka shumë kërkesa për të parë ekpin. Skuadra pa tifozët është asgjë. Kryesojmë është të jetë ‘full’ stadiumi”, tha ai.
Kurse sulmuesi tjetër i Shqipërisë, që militon po në Turqi, Ernest Muçi, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjeve miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë.
“Atmosfera në Turqi shumë e mirë, më përshtatet. Ndihem mirë me tifozët, lojtarët, stafi. Jam përshtatur shpejt. Kemi patur humbje, por shpresoj të rikthehemi te fitoret. Këtu është shumë mirë, gjatë gjithë vitit ka qenë një atmsoferë fantastike me grupin. Jemi një ekip shumë i mirë. Për Europianin s’e kam menduar fare, dua të bëj mirë me klubin. Janë dy ekipe të mëdha dhe duhet të tregojmë veten që e meritojmë të shkojmë në Europian.
E vendos trajneri, unë jam gati. Duhet të punoj akoma më fort por unë ndihem shumë mirë fizikisht. Të bëjmë mirë këto 2 miqësore dhe të tregojmë veten që jemi gati për një rol më të madh në Kombëtare.> Këto 3 muaj janë vendimtarë për lojtarët, është zgjedhje e trajnerit. Ne duhet të bëjmë më të mirën deri në fund të sezonit. Sa ndikim do të kenë 2 miqësoret nuk e di të them. Për ne është e rëndësishme të jemi gati për Euro. Do luajmë në Itali e Suedi e duhet të tregojmë që jemi gati edhe për tifozët e pranishëm”, u shpreh Muçi.
Ai foli edhe për transfertën nga Polonia në Turqi.
“Unë synoj që të bëj më të mirën në karrierën time, nuk është e lehtë të shkosh te Besiktas. Nuk e mendova 2 herë ofertën, ndihem shumë mirë dhe besoj se ishte vendimi i duhur. Dua të tregoj vlerat e mira. Rreziku është edhe në verë, levizjen e parë nga Tirana te Legia e kisha në janar dhe jam mësuar si të them. Deri tani është OK. E kam ndjerë që tifozët më mbështesin mua e të tjerët. Pritshmëritë janë dhe duhet të bëjmë më të mirën, të tregojmë veten. Shpresoj t’ja arrijmë të marrim rezultat. Në kualifikuese kanë qenë stadiumet plot edhe në transfertë. Në këto 2 ndeshje do të jetë poashtu. Do të bëjmë më të mirën që të ndihem se kanë një ekip të denjë për Europian”, tha lojtari.
Ndërsa i pyetur me “ngacmim” nga gazetarët, se për kë flitet më shumë në Turqi, Ernest Muçin apo Rey Manaj, ai tha:
“Nuk e di, më e mira është që po flitet për ne që jemi nga Shqipëria. Kjo është diçka e mirë”, tha Muçi.
Bie në sy mungesa e lojtarëve si Daku dhe Muja në listë. /ZOOM.AL/