Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, nga vendi i ngjarjes ku mbeti një i vrarë efektivi dhe u plagos një tjetër, tha se i gjithë territori është vendosur nën kontroll.
“Vizituam vendin e ngjarjes, ku pak pas orës tre të mëngjesit, grupe të armatosura sulmuan patrullën tonë policore, meqë rast vranë rreshterin tonë Afrim Bunjaku. Po ashtu kishim një zyrtarë tjetër të plagosur dhe një të lënduar.
Pas kësaj përgjigjja e zyrtarëve policorë të Kosovës ishte e menjëhershme, profesionale për një kohë relativisht të shkurtër e vendosën gjithë këtë territor në kontroll, ajo u bë pas një numri të betejave, ku kishim edhe një zyrtar tjetër të lënduar lehtë”, tha ministri Sveçla.
Ai deklaroi se janë arrestuar 6 nga agresorët që sulmuan policinë e Kosovës, ndërsa shtoi se është zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë.
“Me këtë rast ne kemi po ashtu gjashtë të arrestuar dy prej tyre të plagosur me uniformë të armatusur dhe katër të tjetër me radiolidhje, dhe së paku tre sulmues të vrarë për të cilët janë duke u bërë procedura e identifikimit.
Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë këmbësorie eksploziv, logjistikë, ushqime pajisje për barrikada, lirisht mund të themi që ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë”, shtoi ministri.
ADS
Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇
Related Posts
None found