zoom

Politikë

Ministrat dhe kryebashkiakët e Edi Ramës me mizë

Prej vitesh media ka nisur ta humbasë misionin e saj për të përcjellë te publiku atë që ndodh në realitet me pushtetin apo dhe me ngjarje të tjera me interes për qytetarët.

Kjo jo vetëm për fajë të saj, që duket se është dorëzuar përballë këtij realiteti të ri, por më së shumti të vetë pushtetit dhe aktorëve të tjerë, të cilë ngjarjet dhe aktivitetet tashmë i servirin të gatshme, jo më nëpërmjet kasetave, por nëpërmjet transmetimeve rrjeteve të tyre sociale dhe linqeve.

Kohët e fundit pushtetarët e “kasetave të gatshme” kanë perfeksionuar teknologjinë, duke përdorur regji qendrore dhe pajisje tejet të kushtetueshme që as televizionet  me emër nuk i përdorin.

Shquhet për këtë kryebashkiaku Erion Veliaj që gjithçka e bën me regji qendrore dhe veç kësaj nuk harron anën estetike. Ai ka një grup prej më shumë se 5 vetash që kujdesen për imazhin, me filmime, fotografi e çdo proces tjetër multimedial. Një skuadër të tillë, që paguhet me taksat e qytetarëve të Tiranës, nuk e kanë as televizionet më të mëdha në vend.

Prej kohësh ai ka hequr dorë nga mikrofonët akullore dhe mban me vete mikrona mizë që e vendosin në trup.

“Miza” luksoze është përhapur tashmë edhe te të tjerët, ku duket si një konkurrencë mes ministrave të qeverisë.

ZOOM.al bëri një vëzhgim ku shfaqen ministret si Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, apo dhe Frida Krifca. Bie në sy Balluku që pajisjeve u ka shtuar dhe dron për të bërë filmime sa më të bukura.

I vetmi që i ka rezistuar kësaj teknologjie të re, është kryeministri Edi Rama, që ende vazhdon të përdorë mikrofonin akullore me stativ krahë. Por gjithësesi ai mbetet lider edhe në këtë aspekt, pasi është i vetmi në kabinetin qeveritar që ka televizion privat, ERTV-në.  /Zoom.al