zoom

In Zoom

Miliarderi i parë në historinë moderne/ Kush ishte “Zotëria 400 miliardësh” John Rockefeller

Nga Andrei Tapalaga “History of Yesterday”

Pavarësisht të gjitha fatkeqësive që po ndodhin aktualisht në botë, ne kemi një garë të çmendur për pasuri, por këtë herë në sektorin kibernetik, ku shumë të rinjtë duan të bëhen super të pasur. Shpresat dhe ëndrrat e tyre janë krijuar apo shkatërruar nga influencues fatlumë, të cilët ose kanë lindur të pasur ose janë bërë të tillë duke pasur fatin me vete.

Sot ka një debat se kush është personi më i pasur në botë,midis Elon Musk (147.3 miliardë dollarë pasuri neto), Jeff Bezos (186 miliardë dollarë pasuri neto) dhe njeriut që është aktualisht më i pasuri i botës Bernard Arnault (187 miliardë dollarë pasuri neto).

Megjithatë, asnjë nga këta njerëz nuk ishte i pari që u bë miliarder në kohët moderne.

Personi i parë që u iu afrua statusit të bërit miliarderi i parë në botë ishte William Avery Rockefeller, babai i John Rockefeller, që ishte një mashtrues më famë ndërkombëtare.

William Rockefeller Sr. - Wikipedia

William Avery Rockefeller

Në fillim të shekullit XIX ai tregtonte disa bimë, të cilat i reklamonte si një kurë për çdo lloj sëmundje. Ndërkohë, dishte i biri i tij që e mishëroi plotësisht atë rol. John D Rockefeller lindi më 8 qershor 1839 në Richford të Nju Jorkut, dhe ishte djali i William Rockefeller dhe Eliza Davison.

Rockefeller family - Wikipedia

John Rockefeller

E ëma e tij ishte një besimtare shumë e përkushtuar. Ajo u angazhua shumë për të rritur si duhej të 6 fëmijët e saj, që ata të bëheshin më të mirë se sa babai i tyre. Që në moshë shumë të re, John shfaqi cilësitë e një sipërmarrësi.

Ai u shiste karamele fëmijëve, duke ia rritur çmimin 10 ose 20 herë më shumë se sa çmimi me të cilin i blinte. Shitja e ëmbëlsirave për fëmijët mund të jetë biznes i mirë, pasi këta të fundit duan gjithmonë karamele. Por shitja e karameleve fëmijëve të pasur që kanë burime “të pafundme” është ëndrra e çdo biznesmeni.

Në moshën 14 vjeçare, ai dhe familja e tij u transferuan në Cleveland ku ai u regjistrua në Shkollën e Mesme Qendrore dhe më pas në Kolegjin Tregtar E.G.Folsom.

Rockefeller u tërhoq nga dega e kontabilitetit, dhe kjo është arsyeja pse puna e tij e parë ishte si asistent i një kontabilisti në kompaninë “Hewitt & Tuttle”.

Në 1859 ai arriti të grumbullojë vetë një kapital prej 4.000 dollarësh (sot me vlerë 135.485 dollarë duke pasur parasysh inflacionin), të cilin ai e investoi drejt hapjes së një kompanie bashkë me mikun e tij të mirë dhe partnerin në biznesit Moris B.Klark.

Kompania shiste produkte për të cilat kishte kërkesë të madhe në Shtetet e Bashkuara dhe po arkëtonte fitime shumë të mira për kohën, por jo të mjaftueshme për Rockfeller. Në vitin 1863, ai zbuloi një shans të madh brenda tregut të karburanteve.

Kjo është arsyeja pse ai hoqi dorë nga kompania e tij dhe hapi një rafineri të re,sërish bashkë me Klark dhe disa partnerë të tjerë. Rafineria mori emrin “Clark & Rockefeller”. I veçantë në atë rast ishte rafinimi i vajit të balenave, që përdorej si lëndë djegëse në fund të shekullit XIX-të.

Në atë kohë, për shkak të kërkesës së madhe për të, Rockfeller dominoi shumë shpejt gjithë tregun, duke fituar miliarda dollarë nga vaji i balenave.

Kjo sidomos pas vitit 1865 kur përfundoi Lufta Civile Amerikane dhe kur karburantet u pakësuan në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Kjo ishte një situatë e përsosur pasi Rockfeller tashmë kishte një rafineri.Duke i ri-investuar të gjitha fitimet e arritura nga shitja e vajit të rafinuar të balenave, Rockfeller e përmirësoi rafinerinë, duke e bërë atë më të madhen bë botë gjatë shekullit XIX-të.

Në vitin 1870 ai themeloi kompaninë “Standard Oil” dhe në vitin 1872 themeloi Shoqatën Kombëtare të Rafinerive, duke krijuar një monopol brenda industrisë së karburanteve gjatë shekullit XIX-të, dhe duke hedhur bazat e industrisë së sotme moderne të karburanteve.

File:Standard Oil Company 1878.JPG - Wikipedia

“Standard Oil”

Rockefeller kishte lidhje në të gjithë botën, dhe kjo i dha mundësinë të nënshkruante disa kontrata me kompanitë e mëdha të anijeve tregtare në të gjithë botën.

Kjo gjë i dha mundësinë kompanisë së tij të transportonte karburantin ​​me një normë më të ulët se sa çmimi mesatar i tregut, duke shkatërruar gradualisht të gjithë konkurrentët e tij.

Sipas standardeve të sotme etike të biznesit, Rockefeller ishte shumë larg të qenit etik brenda një tregu konkurrues.

Por kur flasim për miliardat, etika nuk ka vend. John do të gjente gjithnjë mënyrat për të shkaktuar falimentimin e konkurrentëve të tij, ose duke i detyruar ata të largoheshin vetë nga tregu. Një taktikë tjetër që do të përdorte me konkurrentët më të vegjël ishte blerja e kompanive të tyre.

Në fakt, ai i blinte kompanitë që i çonte drejt falimentimit me një çmim shumë të vogël, në mënyrë që të siguronte një monopol brenda tregut. Në vitin 1870, Rockefeller përpunonte 90 për qind të karburanteve që shiteshin në Shtetet e Bashkuara.

Kur vdiq në vitin 1937 nga shkaqe natyrore, pasuria e tij arriti në 1.4 miliardë dollarë. Por nëse marrim parasysh inflacionin, sot ajo do të kishte një vlerë rreth 420 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun më të pasur në historinë moderne.

Duke pasur kaq shumë para, dhe duke parë se ai ishte afër fundit të jetës, John e ndjeu se ishte koha ta kthente kokën nga komuniteti. Prandaj ai krijoi fondacionin e njohur “Rockefeller”, që është edhe sot e kësaj dite institucioni më i rëndësishëm filantropik në botë.

 

    

Fondacioni Rockefeller

Ky institucion ka financuar projekte të ndryshme, duke ngritur spitale dhe shkolla. Një nga projektet më të rëndësishme është Universiteti i Çikagos si dhe Universiteti Rockefeller.John D. Rockefeller vdiq në moshën 97 vjeçare.

Në testamentin e tij vendosi që një pjesë të pasurisë së tij t’ia kalonte bashkëshortes së tij Laura Spellman, 5 vajzave dhe djalit të tij në mënyrë të barabartë.

Thuhet se shumica e pasurisë së tij shkoi për Fondacionin Rockefeller.

Morali i historisë është se njerëz si Jeff Bezos, Bill Gates apo Elon Musk kanë ende një rrugë të gjatë përpara,derisa të arrijnë nivelin e njerëzve më të pasur që kanë ekzistuar në botë.