zoom

Sport

Milan rigjen “pjesët” përpara derbit, kthehen tre futbollistët e rëndësishëm

Pasi dështoi të bënte një tjetër goditje në ditën e fundit të merkatos për të vendosur në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli qendërmbrojtësin e kërkuar me ngulm prej tij, Milani kthehet të marrë lajme të mira.

Kështu, emeregjenca e mungesave ka nisur të sfumohet në prag të derbit kundër Interit, që e pret menjëherë pas pushimit të kombëtareve.

Skuadra kuqezi pritet të ketë për sfidën e madhe të 17 tetorit tre prej lojtarëve të rëndësishëm si Alessandro Romagnoli, Ante Rebic dhe Zlatan Ibrahimovic.

I pari është në fazën e fundit të rikuperimit pas dëmtimit në pulpë që pësoi në fund të sezonit të shkuar.

Edhe për Rebic rikuperimi në krahun e dëmtuar në ndeshjen kundër Krotones po shkon sipas parashikimeve.

I ndryshëm është diskutimi për Ibrahimovic.

Sulmuesi vazhdon të jetë pozitiv me Coronavirus, por në fund të javës do zhvillojë dy teste me tampomë.

Nëse ato tregojnë se është shëruar, suedeze do të bashkohet menjëherë me skuadrën për të përgatitur derbin e parë sezonal.