zoom

Slider

Milan në krizë, Sassuolo i jep një shuplakë të fortë “djallit” | VIDEO


Momenti i zi i Milanit vazhdon. Në javën e 20-të të Serisë A, skuadra e Piolit humbi me zhurmë 2-5 ndaj Sassuolos dhe pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionat, e treta po ashtu duke marrë parasysh derbin e Superkupës.

Ndeshje makthi e drekës në San Siro për kuqezinjtë, të cilët rrezikojnë edhe Ligën e Kampionëve.

Në pjesën e parë Defrel (19′) dhe Frattesi (21′) i ndëshkuan kuqezinjtë, Giroud në të 24′, krijoi iden se rihapi lojën.

Gjithsesi nuk ka vend për festë, sepse Berardi në minutën e 30′ shënoi sërish duke e dërguar Sassuolon në avantazh të dy golave 3-1 në pushim mes pjesëve.

Në pjesën e dytë Laurientè (47′) realizoi nga penalltia dhe Henrique (79′) mbylli llogaritë përpara golit të Origit (81′) në finale.

Një gol nga Giroud dhe një nga Rebic u anuluan me VAR. /zoom.al/