zoom

Të gjitha

Mihrije Braha, cili është sekreti i rinisë së saj të përjetshme

Këngëtarja e mirënjohur, Mihrije Braha na ka shoqëruar prej vitesh me këngët e saj dhe është një ndër artistet më të pëlqyera. Vitet ikin pa u vënë re, ndërsa Mihrija me kalimin e tyre sa vjen dhe bëhet një zonjë dhe më e kuruar.

Në një lidhje Skype për emisionin “Wake Up” ajo ka zbuluar sekretet e rinisë së saj.

“Kam mbush 53 vjeçe, falënderoj Zotin që më ka dhënë këtë shkëlqim. Por them është gjenetike, unë jam minus 10 vjet (qesh). Bëj gjumin shumë të mirë, mendoj vetëm pozitivisht, nuk ja dua askujt të keqen. Nuk dua të dëgjoj lajme të këqija. Kurrë nuk kërkoj të marr aq sa jap në shoqëri dhe jo vetëm. Nuk bëj palestër, por mundohem me mbaj peshën me regjim ushqimor”, rrëfeu këngëtarja e njohur.

Ajo është mjaft transparente me publikun kur bëhet fjalë për jetën e saj private. Së fundmi ajo ka treguar për një prej momentet më të frikshme dhe shenjuese në jetën e saj. Policia serbe do të ndalonte atë dhe bashkëshortin e saj, Naim Abazin duke i kërcënuar me armë dhe fyer. E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Braha rrëfeu:

“Kemi qenë me makinë, natën, na ndalon policia. Na thotë fikeni makinën dhe mbaj mend që e kemi parë veten në ferra. Ishim vetëm ne të dy në makinë, policia dhe asnjë tjetër. Ishim me automatik te koka me Naimin dhe mbaj mend që mbylla sytë, edhe prita kur do më kapte plumbi. Ata na shanë dhe fyen serbisht, më pas njëri nga policët na tha të iknim. Aq e tmerruar sa isha, të isha në timon, unë nuk do kisha ndezur dot as makinën. Në atë situatë njeriu përjeton traumë.”