zoom

Aktualitet

Meteorologët: Nesër do të ketë shtrëngata dhe breshër

Për ditën e enjte moti pritet të jetë i kthjellët me orë të plota me diell.

Gjatë ditës do të shfaqen vranësira mesatare e hera-herës të dendura në relievet kodrinore – malore, në veri e juglindje të territorit kryesisht nga orët e mesditës deri pasdite vonë.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra e në mënyrë të izoluar breshër, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.