zoom

Aktualitet

#Metachallenge! Nar Koka ironizon Metën me poezinë për Korçën

Pak ditë më parë, Presidenti Ilir Meta postoi në rrjetet e tij sociale një video, teksa recitonte në dëborë nga Korça, për Korçën.

Kaq mjaftoi që videoja të bëhej virale në rrjet dhe shumë personazhe të njohur të televizionit të nisnin ta imitonin ose sfidonin.

Sfidës së hapur së fundmi i është bashkuar edhe vëllai i ish-deputetit Lefter Koka, Nard Koka.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al_news)

Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihet se si Koka, lë telefonin në tavolinë dhe nis të recitojë me këmbë e me duar brenda ambienteve të banesës së tij. Ai dëgjohet teksa imiton Presidentin Meta, duke recituar vjershën për Korçën.

“Metachallenge” është rikrijuar nga shumë personazhe të tjera të jetës publike në vend, por nota humori kanë shkaktuar aktorët e humorit që e kanë krijuar me atë rast edhe disa vargje autentike të tyre.

Gjithë “vallja” u nis nga aktori i humorit, Agron Llakaj, që i dedikoi një poezi cigares.

“Me rastin e hapjes së konkursit të poezisë nga Ilir Meta, drejtpërsëdrejti nga qyteti i Korçës, do jem dhe unë pjesë, nuk dua çmim, mjafton pjesëmarrja. E dashur dua të bëhem cigare të mbes në buzët e tua, sa herë që ta thithësh të më kujtosh mua. Por jo e dashur, ti gjithmonë e prish planin, kur unë bëj një cigare unë e lë duhanin”, tha aktori Llakaj në video.

I radhës, që e vazhdoi garën ishte aktori tjetër i humorit Salsano Rrapi.