zoom

Politikë

Meta: Boll më! Një grusht horrash po synojnë zhvatjen e Shqipërisë!

Presidenti Ilir Meta shprehu vlerësim për inxhinierin Xhevahir Ngjeqari, që sipas tij, i ka kushtuar gjithë këtë pjesë të jetës studimit të burimeve natyrore të pashfrytëzuara të Shqipërisë. Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit dha edhe një mesazh të fortë, teksa theksoi se është koha për të kthyer vëmendjen tek interesi publik.

“Boll më me interesa klienteliste që synojnë zhvatjen e Shqipërisë nga vetëm një grusht oligarkësh e horrash*.”, shkruan Meta.

Mesazhi i plote:

Inxhinier Xhevahir Ngjeqari është një intelektual i rrallë, i cili gjithë këtë pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar energjikisht studimit të burimeve natyrore të pashfrytëzuara të Shqipërisë, duke u bërë njëherazi avokat dhe kontribues i mbrojtjes dhe shfrytëzimit të tyre me efikasitet në funksion të interesit publik e kombëtar. Së fundi ai vjen me librin “Mesdheu-Adriatiku. Projektim i porteve tregtare-turistike-peshkimit dhe realizimi në bregdetin shqiptar”, fryt i një pune pasionante ndër vite, që në thelb përbën një perspektivë të vyer për ekonominë shqiptare, e cila duhet të merret në konsideratë. Zëri i intelektualëve tanë të shquar duhet të dëgjohet më shumë për t’i dhënë qëndrueshmëri rritjes së zhvillimit ekonomik të vendit. *Boll më me interesa klienteliste që synojnë zhvatjen e Shqipërisë nga vetëm një grusht oligarkësh e horrash*.
Koha për të kthyer të gjithë vëmendjen nga interesi publik!