zoom

Politikë

Meta voton me 2 gishtat lart: Gjithë bota i ka sytë te Shqipëria

Presidenti Ilir Meta mëngjesin e sotëm ishte i pari nga liderët e shtetit që hodhi votën në kutinë e votimit.

Meta së bashku me kryetarn e LSI Monika Kryemadhin votuan në kopshtin nr.31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. “Sot është dita e sovranit!

Sot është festa e demokracisë!

Votoni! Votoni! Votoni!

Për kushtetutën!

Për republikën!

Për Shqipërinë në Europë!” ishin fjalët e Metës kur votoi me dy gishtat lart.

Më pas ai kishte një komunikim për mediat. “Erdhi kjo ditë e bekuar e mrekullueshme që sovrani të shpresë vullnetin e tij. Barazinë para ligjit na e garanton vetëm barazia e votës, prandaj cdo qytetar të shprehë vullnetin i lirë për alternativën beson që republika jonë të ripërtërijë themelet e saj përmes votës së lirë.

I ftoj të gjithë të votojnë të lirë për alternativën që besojnë dhe të zgjedhin kandidatët më të ndershëm. Gjithë bota i ka sytë te Shqipëria.Votoni për kë ju do zemra” tha Meta