zoom

Politikë

Meta tregon arsyen pse nuk e thirri PD-në në konsultime për datën e zgjedhjeve

Presidenti i Republikës ka treguar arsyen pse vendosi që të mos e thërrasë Partinë Demokratike në konsultime për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të pjesëshme vendore.

Gjatë intervistës së Vizion Plus ai tha se këtë e bëri për të shmangur polemikat brenda Partisë Demokratike.

 

“Për te evituar çdo debat dhe polemike me PD-në, e cila bojkotoi zgjedhjet e fundit vendore, bëra zgjedhjen që në takim për zgjedhjet e 6 marsit të thërrisja kreun e grupit parlamentar të PS-së”, tha Meta.