zoom

Lajme

Meta: Takimet e Ramës, shpërqendrim nga korrupsioni skizofrenik! I shërben shefave në Beograd…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, doli sot në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar deklaratat e Aleksandër Vulin dhe qëndrimet e Ramës me qeverinë serbe.

Meta tha ndër të tjera se Rama iu shërben shefave të tij në Beograd.

Më tej vuri në dukje edhe situatën social-ekonomike të vendit, skandalet e korrupsionit qeveritar dhe atë të rendit dhe sigurisë.

“Sot do të fillojmë këtë konferencë shtypi me një qëndrim që ka të bëjë me politikën e jashtme. Në mënyrë të përsëritur, kryeministri bën akte që kërkon të shmangë vëmendjen nga korrupsioni skizofrenik, duke krijuar fakte që nuk ekzistojnë apo çështje që nuk ekzistojnë. I shërbejnë shefave të Ramës për ta përdorur atë dhe sjelljet e tij për të dëmtuar Kosovën dhe për të minuar vlerat europiane. Kjo shkon në interes të Rusisë.

Deklaratat e fundit të Vulin, zv.kryeministër, që thekson se takimi i Ramës i shërben nacionalizmit për Shqipërinë e Madhe. Rama synon që të bëje liderin e Ballkanit, por që është tmerruar dhe nuk tregon të dhënat e CENSIT. Reagimi i Vulin se bota serbe mund të ndalojë Shqipërinë e madhe është e turpshme. Nuk ka pasur dhe nuk ka kryeministër më të mirë se sa Edi Rama për Beogradin, aq sa është quajtur më i miri pas Pashiqit”, tha ai. /ZOOM.AL/