zoom

Politikë

Meta: Sondazhet janë të porositura, nesër do argëtohemi me to

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në një lidhje telefonike në SYRI TV.

“Sot është një ditë e mrekullueshme për Shqipërinë. Populli tregoi se është popull evropian.

Duhet të vazhdojë edhe procesi i administrimit në mënyrë evropiane. Sondazhet e publikuara nuk mund të ndikojnë në procesin e administrimit të votave, që është i garantuar dhe do të shkojë shumë mirë,” tha Meta.

“Çdo votë do numërohet dhe çdo gjë është e filmuar. Të gjitha sondazhet janë të porositura. Sondazhi i vërtetë është në kutitë e votimit. Nesër do argëtoheni me sondazhet që keni publikuar të gjithë ju,” tha Meta.

“Nuk ka forcë në botë që mund të ndryshojë edhe një votë të sovranit se do të bëhet hataja. Shqipëria i ka të hapura rrugët për të nisur negociatat me BE-në”.

“Unë jam sot shumë i qetë sepse sovrani votoi shumë i qetë. Unë di që sot populli i Shqipërisë tregoi se është një popull shqiponjash dhe se është një popull shumë më i avancuar se lidershipi i tij politik,” theksoi kreu i shtetit.

“Rroftë populli i Shqipërisë, rroftë sovrani. Të fala nga Vlora,” tha Meta.