zoom

Politikë

Meta: Ramën e ftoj të bëjmë kontroll për shëndetin mendor

Presidenti Ilir Meta është shprehur se Kryeministri Rama pas zgjedhjeve të 25 Prillit mund të shkojë në spitalin psikiatrik të Vlorës apo të Elbasanit, pasi kartela e tij është publike.

Meta tha ndër të tjera se në parlamentin e ri të gjithë do të vizitohen para se të marrin detyrën.

Meta: Jam i gatshëm që në parlamentin e ri të gjithë do të vizitohen para se të marrin detyrat.

Fevziu: A ju duken normale që kryeministri dhe presidenti akuzojnë njëri-tjetrin?

Meta: Ajo është kujdes për shëndetin e tjetrit. Kartela e tij mjekesore është publike. E ftoj te bejmë te dy nje kontroll mjekesor per shendetin mendor dhe perdorimin e drogës. Kjo çështje do zgjidhet kështu: atje do të shkojë, po nuk i pëlqeu Vlora, në Elbasan. Ka dhe Çimkë Selamin aty afër.