zoom

Politikë

Meta paralajmëron konferencën e jashtëzakonshme, të më ndjekin policët

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të dalë ditën e sotme në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Lajmi është bërë I ditur nga zëdhënësi i tij, i cili nëpërmjet një njoftimi në Facebook njofton se Meta do të dalë në konferencë në orën 11:30.

Ne njoftimin e zëdhënësit të Metës ka një thirrje për të gjithë funksionarët e drejtësisë dhe policisë për të ndjekur konferencën, e cila ka lidhje me krimet zgjedhore.

Mesazhi i zëdhënësit të Metës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, do të zhvillojë sot në ora 11:30, një konferencë të jashtëzakonshme për mediat për parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore.
Thirrje të gjithë funksionarëve të drejtësisë dhe të policisë për të na ndjekur live.