zoom

Politikë

Presidenti Meta: Kush prek votën, do t’i pritet dora

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Met, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në News 24, përsëriti kërcënimin e tij se çdokujt që do të guxojë që të prekë votën do t’i pritet dora.

Meta: Me 26 prill ma ndërroni emrin, ma vendosni si të doni nëse një votë vidhet, do u pritet dora në sheshin Skënderbej, Kryemadhit të parës, Bashës, Ramës dhe me rradhë. Ky është një premtim i presidentit të këtij vendi. Nëse ka një bandit që do të tentojë të bëjë blerjen e votave si Shijak dhe Dibër do ua pres unë dorën, unë presidenti i Shqipërisë. Një votë të vidhet do të pritet një votë, nuk është në kuptimin figurativCilido që do guxojë në emër të popullit shqiptar të prek votën,  do u pres dorën në emër të sovranit. Vetëm populli shqiptarë me votën e tij, do të mbrojë demokracinë.

Meta tha se se nëse Edi Rama fiton 71 mandate, pa i manipuluar zgjedhjet, ai do të japë të nesërmen dorëheqjen nga posti i presidentit dhe do të jetë në krye të opozitës.

Ne do i tregojmë botës që jemi popull që beson në demokraci! Do t’i tregojmë botës që edhe pse u shkel marrëveshja e 5 qershorit, jemi popull i zgjuar. Do të ecim në rrugën e Evropës dhe jo në projekte që kanë ardhur nga Lindja. Nuk më intereson fare për LSI, kam një mesazh për të gjithë, nëse mendojnë se forcë politike është problem për demokracinë asgjësojeni, nëse besoni se kjo parti ka persona të inkriminuar asgjësojeni, por me votë. Jo duke e çuar për skrap, me manipulime. Në këto zgjedhje nuk ka vetëm tre parti, janë 30 parti. Detyra e qytetarit është të votojë.

Unë i them qytetarit kush ju ka bërë presion me vendin e punës, kush ua ka blerë votën, ndëshkojeni me votë. Unë nuk kam asnjë interes, as se çfarë ka thënë dhe çfarë thotë njëri apo tjetri. Zoom.al