zoom

Lajme

Meta komenton vizitën e Ramës në Greqi dhe flet për “çunat e Londrës”: Tallavaja miliona euro…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, doli sot në një konferencë për shtyp dhe tha se Konventa Zgjedhore do të jetë një shpërthim energjish dhe do të përfshijë në struktura të gjithë prurjet e reja dhe ato ekzistente që janë riaktivizuar.

“Beteja për Tiranën është beteja kundër plehrave, për mbrojtjen e mjedisit, hapësirave publike që kanë mbetur dhe beteja për përfshirjen e të rinjve në politike sepse e kanë të detyrueshme të jenë në politikë për ta bërë atë më të mirë”, tha ai.

Meta foli edhe në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë ditën e djeshme. Ai tha se me dhjetëra milionët të cilat u shpenzuan për organizimin e aktivitetit të djeshëm, mund të ishin dyfishuar pensionet.

“Regjim i kalbur dhe i korruptuar në palcë. Të gjithë e dinë si administrata e bashkive të Rilindjes dhe administrata shtetërore. Duke shkulur administratën e për t’i dërguar atje. I vetmi zhvillim pak pozitiv për ata shqiptarë që shkuan, ishin këngëtarët. PL është për votën e diasporës, ka qenë edhe dje është edhe sot. Ata e dinë shumë mirë se kush do t’i rikthejë çunat e Londrës në vend. Nga ajo tallavaja që ka kushtuar dhjetëra milionë euro mund të ishin dyfishuar pensionet për të gjithë qarqet ku u shkulën patronazhistët e u dërguan atje”, tha Meta. /ZOOM.AL/