zoom

Politikë

Meta kërkoi verifikim për ministrat e rinj/ Prokuroria i përgjigjet Metës

Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur presidentit Ilir Meta pas kërkesës për verifikim të ministrave të kabinetit të qeverisë “Rama 3”. Sipas organit të akuzës asnjë prej tyre nuk ka asnjë çështje të regjistruar në gjykatë.

Kreu i shtetit kërkoi dje informacion që duhet të dalë nga verifikimi mbi pastërtinë e figurës për 16 emrat që janë propozuar për ministra të qeverisë “Rama 3”.

Kryeministria dërgoi dy ditë më parë shkresën me emrat për dekretim. Presidenti ka 7 ditë afat për t’u shprehur.

Edi Rama në kabinetin e tretë që zyrtarizoi pak javë më parë vendosi që të mos bënte shumë ndryshime emrash. Megjithatë, të vjetër apo të rinj, kreu i shtetit kërkon informacion mbi të gjithë kabinetin.