zoom

Aktualitet

Meta i vë vulën: Tritoli ishte për prokurorin Arjan Muça

Presidenti Meta ka reaguar ndaj hedhjes në erë me tritol të makinës së prokurorit Arjan Muça. Por teksa prokuroria nuk e ka thënë ende fjalën e saj nëse sulmi ishte ndaj prokurorit apo bashkëshortes së tij gjyqtare në Gjykatën Administrative, presidenti është i bindur se shenjestër ishte prokurori. Për këtv arsye ai u kërkon autoriteteve t’i garajtojnë atij dhe familjes së tij mbrojtjen e nevojshme. /Zoom.al
REAGIMI I PLOTE I METES:
Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj funksionarit të sistemit të drejtësisë, Prokurorit Arjan Muça.
Duke mbështetur plotësisht vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sigurinë e tij, u kërkoj institucioneve të ngarkuara nga ligji të garantojnë mbrojtjen e posaçme për Prokurorin Muça dhe familjen e tij.
Organi i akuzës dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese e të sigurisë duhet të angazhohen maksimalisht për të zbardhur sa më parë ngjarjen dhe identifikuar autorët.
Çdo sulm apo intimidim ndaj funksionarëve të Drejtësisë duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor.