zoom

Aktualitet

Meta hedh poshtë akuzat për blerje votash: Lojë e Bledi Çucit!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas videos, ku përkrahës të tij u kapën duke blerë vota në emër të partisë që ai drejton.

Në një konferencë me gazetarët, Meta ka hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se kjo është një lojë e mazhorancës qeverisëse.

“Kjo është një lojë e Bledi Çuçit, nuk kanë lidhje me shtabin tonë. Tani do ketë lajme të tilla, të gjithë ndërkombëtarët e dinë se kush po përdor burimet shtetërore. Janë inskenime të mjera të Çucit”, u shpreh Ilir Meta.