zoom

Politikë

Meta flet pa dorashka, tregon partnerin strategjik në politikë dhe flet për bisedën me Ramën

Duke u ndalur tek situata në Vlorë, Meta tha se kishte komunikuar në telefon me Damian Gjiknurin.

Në ditët që vijnë do të kemi të dhëna të tjera. Unë kam për detyrë të ndaloj çdo krim zgjedhor. Ato dy dosje do të hapen nga e para sepse ka kërkuar hetim të vërtetë Parlamenti Evropian. Nuk jam për rrotacion, por vota ime është përmbysje demokratike. Populli të marrë në duart e tij fuqinë që i takon. Mos më detyroni t’i bëj thirrje tjetër popullit. Nuk është Damiani problemi më i madh. Problemi më i madh është kryeministri. Sepse Damiani dhe Afrimi merren me ekzekutimin e skenarit mafioz në Vlorë. Unë e kam paralajmëruar Damianin që të ketë shumë kujdes. Kam folur në telefon! Ai mori Nikoll Lesin dhe i mora telefonin dhe i thashë Damian mos thuaj gjëra të pavërteta se e di se nga halli i ke”, tha Meta në “Opinion”.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Rama se Meta dhe Berisha janë bashkë, Presidenti zbuloi një bisedë të disa viteve më parë me kreun e qeverisë. “Me Doktor Berishen nuk me ndani dot. Ramës vite më parë i kam thënë në sy, në prani të Gramoz Ruçit dhe Petrit Vasilit se në të gjithë vitet e mia në politike partneri me serioz në politikë më rezulton Sali Berisha”, tha Meta.