zoom

Politikë

Meta e ftoi në përballje, përgjigjet Rama: S’kam kohë për të humbur

Nga studioja e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, kryeministri Edi Rama ju përgjigj ftesave të presidentit Ilir Meta dhe kreut të PD, Lulzim Basha për përballje.

Me ironi, Rama përmendi se të njëjtën ftesë Meta ja ka drejtuar edhe Damian Gjiknurit. Ai deklaroi se nuk ka kohë për të humbur me të tilla përballjesh.

“Kam shumë ftesa për të dalë, nuk kuptoj se cili nga këta është ai që flet në emër të të gjithë këtyre, nuk kam pse t’u përgjigjem ftesave. Ilir Meta i kishte bërë ftesë edhe Gjiknurit për t’u përballur në një studio në Vlorë. Çfarë do të thotë kjo? Presidenti i Republikës shkon në Vlorë dhe i thotë Gjiknurit: Hajde përballemi në studio. S’ka kohë për të humbur.”