zoom

Sport

Messi me dopietë përmbys i vetëm Leipzig

Lionel Messi spektakolar.

Argjentinasi ka realizuar dy gola për ta udhhequr Paris Saint-Germainin drejt fitores në Champions 3-2 ndaj Leipzig.

Kylian Mbappe kaloi në epërsi Parisin në minutën e nëntë, ndërsa rezultatin në 1- 1 barazoi A. Silva në minutën e 28-të.

Skuadra gjermane kaloi në avantazh në minutën e 57-të kur shënoi N. Mukiele.Por Messi doli në skenë duke shënuar dy gola për fitoren 3:2.Ai shënoi nga zona në minutën e 67-të, kurse konkretizoi penalltinë e minutës së 74-t, që u fitua nga Mbappe.Mbappe në fund humbi një tjetër penallti për Parisin, duke gjuajtur topin mbi portë.
Parisi tani udhëheq me 7 pikë në grupin A, ndërsa Manchester City është i dyti me 6 pikë.