Aplikacion
Referuar debateve brenda PD-së, “ndarjes” së bazës mes Berishës dhe Bashës, diplomatja amerikane tha se nuk mund të ecet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën prandaj bëri thirrje për bashkim për të parë drejt së ardhmen.
“Kam parë disa raporte shqetësuese se ajo që ka ndodhur me përcaktimin për raste madhore të korrupsionit, ka qenë një sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë. Në fakt është e gabuar dhe është ofenduese. Do i kujtoj të gjithëve se në fakt se në 6 maj 1920 kur e gjithë bota donte që Shqipëria të shuhej nga faqja e dheut, presidenti Willson nuk pranoi. E vetmja ndryshim nga ajo deklaratë, është se Shqipëria do të veprojë sovrane. Atyre të cilëve synojnë që të vendosin Shtetet e Bashkuara kundër popullit shqiptar, them se e keni gabim. Populli shqiptar e di që ju e keni gabim.
Pozita jonë ndaj sovranitetit dhe sa i përket PD nuk ka për të ndryshuar. Përpara ditëve, javëve e muajve, mbetet shumë punë për t’u bërë. Është vërtet thelbësore dhe e shkëlqyer që PD është rikthyer në Kuvend me forca të plota. Ka gjithashtu veprime që duhen ndërmarrë për t’u siguruar që do të kemi zgjedhje më të mira herën e ardhshme. Për të trajtuar të gjitha mangësitë që janë identifikuar në raportin e ODIHR. Ka gjithashtu punë që duhet bërë për sa i përket reformës territoriale dhe korrupsionit.
Dhe e gjithë kjo kërkon që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe të bëjë përpara, por nuk mund të bëhet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën. Dhe kështu si gjithmonë ne presim që të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin, me PD, drejt të ardhmes. Le të ecim përpara”, u shpreh ambasadorja Kim.