zoom

Slider

Meryl Streep i jep fund martesës 45-vjeçare, u nda në fshehtësi nga bashkëshorti 6 vite më parë

Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj Don Gummer janë ndarë pas 45 vitesh martesë. Fituesja 3 herë e Oscar dhe 76-vjeçari i dhanë fund në heshtje marrëdhënies së tyre gjashtë vjet më parë.

“Don Gummer dhe Meryl Streep janë ndarë prej më shumë se 6 vitesh. Ata gjithmonë do të kujdesen për njëri-tjetrin, por kanë zgjedhur jetën e ndarë”, tha një përfaqësues i aktores 74-vjeçare.

Ylli i Hollywood dhe skulptori i njohur nuk janë parë publikisht së bashku që nga çmimet Oscar 2018. Më 30 shtator, ajo dhe Gummer kishin 45 vjetorin e martesës.

Aktorja dhe bashkëshorti i saj u njohën përmes vëllait të Streep në vitin 1978. Në atë kohë, ajo po mbante zi për vdekjen e të dashurit të saj, John Cazale , i cili vdiq nga kanceri në mushkëri.

Ata u martuan vetëm gjashtë muaj më vonë në shtëpinë e prindërve të saj. Përgjatë viteve, as Streep dhe as Gummer nuk kanë folur shumë për jetën e tyre private, por me raste janë fotografuar krah për krah.

Streep dhe Gummer kanë katër fëmijë së bashku : djalin Henry dhe vajzat Mamie, Grace dhe Louisa.

Megjithëse jeta private e aktores rrallë shfaqet para kamerave, Gummer ishte personi i parë që ajo falënderoi kur mori Oskarin për aktoren më të mirë për rolin e saj në The Iron Lady në 2012.

“Dua që ai të dijë se gjithçka që vlerësoj më shumë në jetën tonë, ti ma ke dhënë mua”, tha ajo.