zoom

Aktualitet

Merret vendimi: Sekuestrim ose prishje të kateve pa leje te pallati i Kastratit. A do të zbatohet?

Operacioni për konfiskimin apo prishjen e kateve pa leje të pallateve do të prekë edhe një prej biznesmenëve kryesorë dhe të afërt me kryeministrin Edi Rama.

Burime të Zoom.al bëjnë me dije se për konfiskim apo prishje te kateve pa leje është marrë vendim edhe për pallatin Downtown të kompanisë Kastrati. Ky pallat është denoncuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Ai nxori disa dokumente, të cilat vërtetonin se Kastrati kishte ndërtuar 5 kate pa leje. Bardhi tha po ashtu se për të favorizuar ndërtuesin, kryeministri Rama kishte kërkuar ndryshimin e ligjit me VKM, çka përbën një shkelje të rëndë.

Nuk është ende e qartë nëse katet do të sekuestrohen apo do të shemben dhe nëse vendimi do të zbatohet edhe për këtë rast. Për t’u sekuestruar janë edhe katet pa leje te “Syri i Tiranës”, i ndërtuesit Armand Lilo me kompaninë “Arlis Ndërtim”, një biznesmen me lidhje shumë të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. /Zoom.al