zoom

Stil

“Merre se ta kam falur”/ Diola Dosti është e ‘prerë’ kur bëhet fjalë për tradhti

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Diola Dosti nuk e mendon dy herë përgjigjen kur pyetet nëse e fal apo jo tradhtinë bashkëshortore.

Në një studio televizive, ajo deklaroi se nuk e fal tradhtinë dhe se partneri i saj është i lirë të krijojë një lidhje të re me vajzën me të cilën e ka tradhtuar.

“Unë mendoj që në momentin që hyn një person tjetër, pra unë jam e para dhe ajo është e dyta, pra futet në mes, më mirë të mbajë të dytën. Aman të keqen ia kam falur se nuk e dua fare. Pra në momentin që bën një zgjedhje tjetër dhe unë investoj kaq shumë te vetja ime, në integritetin tim e për trajnime dhe ai zgjedh dikë tjetër… merre se ta kam falur”, tha Diola Dosti.