zoom

Aktualitet

Merr fund liria e shqiptarit të arratisur, kapet nga policia

Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e një shqiptari në Greqi. I riu mundi të largohet nga qelia e një burgu në Akropoli të Greqisë, ndërsa policia shpërndau me shpejtësi fotot e tij dhe nisi ndjekjen.

Pavarësisht operacionit të arratisjes, ai nuk ka arritur të gëzojë për një kohë të gjatë “lirinë”, pasi autoritetet policore e lokalizuan duke u endur në Petralona dhe i vunë prangat.