zoom

Aktualitet

Merr flakë banesa në Lezhë, shpëton mrekullisht e moshuara

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte, ku fatmirësisht e moshuara që ka qenë në shtëpi ia ka dalë të shpëtojë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skëndërbeg”, ku dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

Vatra e zjarrit ishte në kuzhinë, e më pas u përhapën edhe në ambientet e tjera të shtëpisë, por fatmirësisht pa të lënduar. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë të munduar shuarjen në kohë të flakëve.