zoom

Aktualitet

Merr flakë anija e peshkimit në Vlorë

Një anije peshkimi është përfshirë nga flakët këtë të Martë në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec, njoftoi policia. Të njëjtat burime shtuan se ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet lundrues-anije peshkimi, e ankoruar, në pronësi të shtetasit F. S., në të cilën po kryheshin riparime.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes, thuhet më tej në njoftimin paraprak të policisë lidhur me ngjarjen.