zoom

Slider

“Mendova se ishin fasule”/ Fermerit shqiptar i mbjellin fshehurazi arën me kanabis

Për më shumë se 20 vjet, Milazim Feka nuk e kishte punuar tokën e tij në Karaçë të Vushtrrisë. Megjithatë, dikush u përkujdes që atij toka të mos i mbeste djerrinë.

Persona të panjohur kishin mbjellë 82 rrënjë kanabisi në pronën e tij, të cilat rastësisht i pikasi vëllai i Milazimit, teksa po kulloste bagëtitë.

Milazimi shprehet i habitur me guximin e atij që i mbolli bimë narkotike në tokën e tij.

Ndërsa vëllai i Milazimit, Feka, tregon se si i gjeti bimët e mbjella. Ai thotë se ishte duke kullotur lopët kur gjeti kanabisin, për të cilin mendoi se ishte bime fasuleje..

Për gjetjen e bimëve narkotike, familja Feka njoftoi menjëherë Policinë.

“Me vendim të prokurorit, 82 bimët do të shkulën dhe do të shkatërrohen në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin nga Policia.