zoom

Të gjitha

“Mendje kriminale”, Arjan Konomi i kthehet sërish Loco-s

Disa ditë më parë Atdheu zbuloi se kishte shkëmbyer një puthje në buzë me Antonelën. Kjo e fundit e pranoi, por tha se Atdheu e kishte puthur pa dëshirën e saj.

“Kjo bën skenare dhe nëpër takime. Nuk duroj dot më skenare. 3 herë më ka prerë në besë më ka thënë në prapaskenë jo do dalim dhe 3 herë ma ka futur. Kërkoji falje Ledjanës dhe Mevlanit”, tha Atdheu.

Ndërkohë pas kësaj ngjarje, pati një reagim nga Loco, i cili thumboi publikisht Antonelën.

“Ka dy lloj mostrash në këtë botë:

1- Ngacmuesit seksualë që bëjnë gjëra pa aprovimin e palës tjetër.

2- Femra që bëjnë ça duan dhe ia hedhin fajin “ngacmuesit seksual”.

Për këtë të dytën jam më i sigurt.”- shkroi Elvisi përkrah fotos së një litari.

Ditën e djeshme në “Për’puthen” u diskutua për grupet që janë krijuar mes djemve dhe Antonela tha se Atdheu, Andi dhe Elvisi janë bërë grup bashkë. Gjithashtu ajo nxori foton e postimit të Elvisit dhe tregoi se ishte prekur shumë nga kjo foto dhe kuptimin që mbart litari.

“Ato kunja bëji në shtëpinë tënde jo me mua. Ju jeni për t’u pështyrë. Ti Atdhe je ndyrësirë dhe unë më mirë dalë beqare nga programi se sa të rri këtu me ju”, u shpreh Antonela.

Më pas foton e postimit të Elvisit ajo ja tregoi dhe Arjanit dhe ky i fundit shpërtheu menjëherë kundër Elvisit. Me tone të larta ai i kërkoi Locos të largohet nga programi, sepse postimi i tij është shumë fyes.

“Ti Loco me këtë që ke bërë, të fal dhe të tolerova ofendimit që më bërë, po këtë gjë unë kërkoj të përjashtosh nga emisioni. Plehra si puna jote duhet të përjashtohen. Qërohu nga ky program ose nuk e di ç’do bëj. Je në një emision dhe keni kurajon të tregoni litarin, po në realitet çdo bëni ju. Ke qenë një njeri ulët ndërkohë të kam vlerësuar. Çfarë të bëri ty ajo? Tani bën si i dashuruar me Sindin, kur ti ke qenë i pari që e ke ofenduar Sindin”, u shpreh Arjani i revoltuar.

Më pas Antonela shpërtheu në të qara dhe u shpreh se ka qenë e para që e ka puthur një djalë në program kur e ka ndjerë në të vërtetë. Ndërsa Loco u përpoq të shpjegonte kuptimin e postimit, teksa Atdheu u largua nga studioja.

Debati nuk është lënë me kaq. Në rrjete sociale, Arjani kishte ende fjalë për t’i thënë Elvisit, të cilat i ka shkruar në story.

“Një njeri që bën policin, hetuesin, prokurorin, bën gjyqin, merr vendimin, cakton dënimin dhe formën e ekzekutimit! Sa i zgjuar paska qenë ky njeri!”-shkruan ai me ironi.

“Një litar për varje si dënim për një puthje! As në mesjetë inkuizicioni nuk e bënte. E bënte vetëm një Criminal Mind. (I bindur plotësisht)”- janë fjalët e Konomit.

Gjithashtu, Elvisi tentoi të shpjegohej nëpërmjet një statusi:

“Abuzuesit seksual janë mostra. Pedofilat janë mostra. Dhunuesit e femrave janë mostra. (merr frymë thellë…) njerëzit që bëjnë akuza fallco (false accusations) janë mostra dhe të gjithë këta duhen dënuar, sipas ligjit, sipas moralit. Kjo ka qenë ajo që kam dashur të shpreh në storyn e ditës së dielë. Nëse kjo duket e gabuar se di më ça duket e drejtë në këtë vend.

Por nga goja e fajtorit del gjithmonë ajo që e bën të ndihet më pak fajtor, për pasojë i gjithë mesazhi im është manipuluar dhe shtrembëruar duke dal unë papritur si maskilist, si abuzues, si sulmues i femrave, pas 5 muajsh që kishit mendim komplet tjetër për mua.

Nëse ajo që postova të dielën do të ishte aq e rëndë dhe mizore sa u bë sot, do kishin reaguar shumë të tjerë para Antonelës. S’kam marrë asnjë reagim negativ atë ditë, sepse askush nuk do e shpërfytyronte veten në ekran për vëmendje publiku. Jo çdo lot para kameras është lot. Çdo femre që është ndjerë e prekur nga postimi im të dielën, i kërkoj falje të përzemërt.

Por, nuk jam ai që po përpiqen të më nxjerrin dhe çdokush prej jush ka 5 muaj që e shikon dhe vërteton këtë!”, shkruante Elvisi.