zoom

Të gjitha

Meghan Markle rrëfen historinë e errët pas kësaj fotografie: Do më përndjekë gjithmonë

Së fundmi u transmetua intervista e shumëpritur e ish-Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Meghan Markle dhe Harry. Në një intervistë “bombë”, ata zbuluan gjithë të fshehtat e errëta nga Pallati Mbretëror, që i shtynë të hiqnin dorë nga detyrat e tyre dhe të largoheshin nga familja.

Në hyrje të intervistës, Meghan Markle tha se i dukej vetja si personazh i një tregimi, pasi hyri në mënyrë tepër naive në familjen mbretërore, pa mësuar asgjë më herët për ta. Por përralla për të nisi të “shkatërrohej” pas martesës, kur problemet nisën njëri pas tjetrit. Meghan dhe Harry nuk folën në asnjë moment në mënyrë direkte për familjen mbretërore ose mbretëreshën. Ata iu referuan shkaktarit të problemeve të tyre me emrin “institucioni”, pa dhënë një emër të përveçëm.

“Kur u martova nisën problemet. Unë bëja gjithçka më thoshin sepse mendoja se isha e mbrojtur, por kjo jo vetëm që nuk ishte e vërtetë, por ata ishin gati edhe të gënjenin”, pranoi ish-Dukesha.

Ajo shtoi se situata u bë aq e vështirë për të sa kishte menduar edhe të vriste veten. Meghan shtoi se më pas diskutoi në lidhje me këtë gjë me Harry-n, sepse nëse nuk do e kishte bërë do të kishte ndërmarrë aktin ekstrem. Madje ajo tregoi se një foto nga viti 2019-të ka për ta përndjekur gjithë jetën, sepse është shkrepur fiks atë ditë kur ajo i tregoi ish-Dukës se mendonte të vetëvritej.

Fotografia në fjalë është kapur gjatë një eventi të organizuar në Royal Albert Hall në janar të 2019-s. Meghan në atë kohë ishte shtatzënë dhe gjatë intervistës për Operah Winfrey tregoi se në të vërtetë ajo ndihej shumë keq, pavarësisht se para kamerave shfaqej e lumtur.

“Një nga gjërat që vazhdon të më përndjekë mua është kjo fotografi, që dikush ma ka dërguar. Na duhej të shkonim në një event në Royal Albert Hall. Një mike më tha ‘E di që ti nuk i shikon fotografitë, por tek kjo dukeni shumë bukur’ dhe ma dërgoi.

Unë e zmadhova dhe ajo që pashë ishte e vërteta e atij momenti. Sepse para se të shkonim tek eventi, sapo kisha bërë atë bisedë me Harry-n (se nuk donte të jetonte më). Dhe në atë fotografi, nëse e zmadhon, duket se sa fort i ka shtrënguar ai gishtërinjtë rreth meje. Mund të shikoni se nyjet e gishtave janë të bardha, sepse ne po qeshnim dhe po bënim punën tonë, por thjesht po përpiqeshim të dy të qëndronim në këmbë”, ka rrëfyer Meghan e prekur historinë e errët pas fotos.

Në lidhje me këtë situatë të vështirë ajo tha:

“Akumulova shumë për muaj të tërë derisa arrita në pikën që nuk doja më të jetoja. I kërkova ndihmë burimeve njerëzore të ‘institucionit’ dhe përgjigja që mora prej tyre ishte që nuk më ndihmonin dot se nuk ishte pjesë xheniuine e familjes mbretërore. I thosha Harryt që nuk ndihesha e sigurt dhe kisha frikë të rrija vetëm në shtëpinë tonë”.