Aplikacion
Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj doli në deklaratë për media ku bëri me dije se 9 persona janë të arrestuar më parë, ndërsa 15 janë arrestuar në fazën finale të operacionit.
4 persona të janë shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit “Tempulli 4” policia ka sekuestruar 1.8 kg kokainë, 14 kg hashash dhe 350 doza ekstazi dhe LSD, drogëra sintetike që shiteshin pranë shkollave dhe lokaleve të natës në Tiranë.
Policia ka sekuestruar gjithashtu aparatet celulare dhe automjetjet e personave të arrestuar.
Gjatë operacionit janë vënë në pranga shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi.