zoom

Të gjitha

Megan Fox është zyrtarisht e fejuar

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë zyrtarisht të fejuar! Lajmin e dha vetë aktorja përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.

“Ne kërkuam për magjinë. Ishim të pavëmendshëm ndaj dhimbjes që do të përballonim bashkë në një periudhë të shkurtër kohe dhe shumë intensive.  Të pavetëdijshëm për punën dhe sakrficat që do të kërkonte kjo marrëdhënie, por të dehur nga dashuria. Dhe karma. Një vit më vonë, pasi kishim ecur bashkë në ferr dhe kishim qeshur më shumë nga çfarë unë besoja se mundesha, ai më kërkoi të martoheshim. Si në çdo jetë para dhe pas kësaj që po jetojmë tani, do të thoja gjithmonë “po”!”- shkruan Megan.

 

View this post on Instagram

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

 

Nga ana tjetër, muzikanti i cili ishte betuar të mos binte kurrë në dashuri (derisa doli Megan dhe i prishi planet), tregoi unazën që do të simbolizojë lidhjen e tyre.

“Dy gjysma të së njëjtit shpirt që formojnë atë që është dashuria jonë.”- vazhdon ai.

 

Për herë të parë dyshja pranoi romancën në qershor të 2020 dhe prej atëherë në çdo dalje publike kanë treguar se janë më të dashuruar se kurrë. Machine Gun është baba i një vajze nga një lidhje e mëparshme ndërsa Fox nënë e tre fëmijëve nga martesa me Brian Austin Green.