zoom

Politikë

”Mediat e huaja jehonë bukurive shqiptare”, Rama publikon shifrat

Kryeministri Edi Rama me anë të postimi në facebook ka bërë publike shifrat e turistëve spanjoll që kanë zjedhur të vizitojnë vendin tonë këtë sezon veror.

Sipas kryeministrit 18 820 spanjollë vizituan Shqipërinë nga 1 janari deri në fund të korrikut të këtij viti. Ndërkohë që vitin e shkuar kjo shifër ka qenë shumë e ulët, vetëm 4228 turistë.

“Edhe mediat e një gjigandi të turizmit si Spanja i japin zë bukurive e traditave të Shqipërisë, ku kulinaria jonë përshkruhet si një kombinim fantastik i kuzhinës mesdhetare dhe asaj ballkanike, mes shijeve e aromave të peshkut, erëzave e vajit të ullirit, në faqet e revistës spanjolle “The Mediterranean Lifestyle”, shkruan Rama.

POSTIMI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA