zoom

Politikë

“Më thuaj qëndrimin që ke për shpalljen ‘non grata’ të Berishës?” Plas ‘sherri’ mes Rakipllarit dhe Agron Shehaj

Kandidati në garë për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka debatuar ashpër në emisionin Opinion me analistin Robert Rakipllari në lidhje me shpalljen non grata nga ShBA të ish-kryeministrit Berisha.

Analisti i kërkoi me ngulm një qëndrim Shehaj në lidhje me vendimin në DASh, ku ky i fundit më në fund ja dha një përgjigje duke e cilësuar si një vendim politik të ShBA-ve.

Pjesë nga debate në studio:

Rakipllari: Kandidion për kryetar të Partisë Demokratike dhe ky është një rast për të mbajtur një qëndrim, gjë që ju s’e mbani. Duhet të mbash një qëndrim.

Shehaj: Unë e mbajta qëndrimin.

Rakipllari: Ma thuaj qëndrimin, cili është qëndrimi?

Shehaj: Ajo që thash, më dëgjon mua që flas.

Rakipllari: Po, që s’kam qëndrim.

Shehaj: Jo mor vlla, vendimi i ShBA-së është një vendim politik nga ana e Departamentit të Shtetit, nuk është dënuar Sali Berisha për korrupsion. Si më thua mua ti që nuk mban qëndrim?

A është dënuar Sali Berisha për korrupsion?

Rakiplllari: Jo!

Shehaj: Atëherë nuk më thua dot mua që je i pabesueshëm kur flet për korrupsionin.