zoom

Aktualitet

“Më tha mos ki frikë dhe mos trego”/ Zbardhet dëshmia e gruas ku u fsheh Vuksani

Pronarja e shtëpisë ku shkoi për t’u strehuar për disa orë pas vrasjes Lekë Vuksani ka dhënë dëshminë para grupit hetimor.

Ajo ka rrëfyer sesi Vuksani shkoi në shtëpinë e saj pasi kishte vrarë pronarin e shtëpisë ku rrinte me qira, Petrit Vuksani, dhe se e ka kërcënuar me armë të mos tregojë.

“Leka erdhi në banesën time dhe u fut brenda pasi më kërkoi t’i hapja derën. Kur u fut shoh që kishte armën në dorë dhe nuk dija si të veproja. Leka më tha se nuk do të bëj asgjë ndaj mos u tremb, kam ardhur vetëm për të qëndruar këtu. Nuk e dija se çfarë të bëja sepse ishte errësirë. Më tha që të mos tregoj se ndodhej aty deri sa erdhi policia dhe e arrestoi. Pavarësisht se më tha që të mos kem frikë, isha e frikësuar edhe pse gjatë kohës që qëndroi bëri një sjellje normale”, ka deklaruar gruaja.