zoom

Politikë

Më shumë Basha apo Berisha? Salianji e zbulon: Sa delegatë do marrin pjesë me 18 dhjetor

Teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga Kuvendi Kombëtar i PD-së i iniciuar nga Sali Berisha, pretendohet që tek kjo mbledhje të marrin pjesë 5200 delegatë demokratë. Mbështetësit e Berishës kanë këmbëngulur se delegatët janë të vërtetë dhe mbështetës së mbledhjes së Kuvendit, ndërsa këto shifra kontestohen nga PD zyrtare dhe mbështetësit e kryetarit aktual Lulzim Basha.

I ftuar në “Radarin Informativ”, deputeti i PD-së Ervin Salinaji ka hedhur poshtë numrin e delegatëve që pretendohet ta merrni pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit, duke thënë se kjo është “tollovi”. Me ironi Salinji është shprehur se edhe ai i ka 5200 delegatë që mbështesin, duke pretenduar se mbështetësit e Berishës kanë lexuar vetëm emrat e delegatëve por në fakt këto të fundit nuk kanë firmosur për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Berishës, deputeti Salianji ka konfirmuar se në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga PD zyrtare me datë 18 dhjetor do të marrin pjesë mbi 4800 delegatë. Duke bërë një mbledhje shifrash, Salianji tha se PD ka pak më shumë se 7 mijë delegatë dhe shumica do të vijë me datë 18 dhjetor dhe jo në Kuvendin e Berishës.

“Nëse unë them mbreti i Anglisë nuk bëhem dot sado që të them unë. Nuk është kjo çështje. Ata po tallen. Jam deklaruar para dy muajsh që i kam edhe unë kaq delegatë, kam thënë i kam tek zyra e Gazit. Më shumë do kemi. Delegatë zyrtarë kanë konfirmuar tek degët përkatëse. Më shumë se në Kuvendin e kaluar do kemi. Herën e kaluar kanë qenë më shumë se 4800 dhe tani do jenë më shumë.” tha Salianji.

“Nëse Sali Berisha kishte shumicën vinte me datë 18 dhe thoshte këtë. Është tollovi që të mendohet kjo. Pse nuk vijnë nëse i kanë delegatët. E di dhe po jua them. Nuk ka absolutisht. Gjithsej janë 7 mijë e disa delegatë. Po ti kenë 5200 ata dhe 5200 ne, nuk bën kjo. Sali Berisha i ka disa mbështetës. Por delegatë nuk i ka të certifikuar. Kanë bërë falsifikim dhe ka shpërndarë karta” shtoi Salianji.

Për sa i përket certifikimit të delegatëve që Berisha pretendon se e mbështesin, Salinji deklaroi se nuk ka një institucion të tillë tek “foltorja” e Berishës.

“Kush i certifikon. Është një kundër pyetje. Vetë Sali Berisha është shpërndarës, numërues apo certifikues? Kush është autoritetet. Se është vetëm PD si institucion që i lëshon. Karat ID nuk përcakton nëse je delegat. E përcakton dega, Sekretariati në Komisione dhe vjen më pas karta. Nuk po i bëjnë publike. 1800 firma janë bërë para 3 ditësh. Dhe do duhen 30 ditë të mblidhet Kuvendi. Ka dalë një përfaqësues i Tom Doshit. Një kryetar Dege të Rrogozhinës dhe njerëzit thanë se nuk kanë firmosur. Nuk i ka 5200 janë tollovi. Se merr listën e lexo emra i kam edhe unë.” shtoi më tej Salianji.