E diel, 24 Shtator, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Aktualitet

Më rrezikohet jeta nga Aldo Bare, Laert Haxhiu refuzon ekstradimin në Shqipëri

27/05/2023
in Aktualitet, Slider
0
Më rrezikohet jeta nga Aldo Bare, Laert Haxhiu refuzon ekstradimin në Shqipëri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Laert Haxhiu ka mohuar të jetë autor masakrës së Lushnjës, me dy të vrarë, pasi u arrestua nga autoritetet greke.

Ai u njoh me akuzat ditën e djeshme në gjykatë si dhe me urdhër-arrestin e lëshuar nga Shqipëria.

Mëgjitjatë, Haxhiu i ka thënë Gjykatës së Janinës se në fakt ai nuk duhej të kthehej në Shqipëri pasi atij i rrezikohet jeta nga rivalët e tij që janë banda e Aldo Bares.
Gjykata i ka caktuar burg atij dhe gjatë kësaj kohe do të qëndrojë në burgun e Koridhalos, në Athinë. I pranishëm në sallën e gjyqit ka qenë edhe avokati i tij mbrojtës, ndërsa nga institucionet shqiptare pretendohet se procesi i ekstradimit do të jetë i mundshëm, edhe pse ne në fakt nuk e kemi një të tillë.

Ndaj Haxhiut ka dyshime të forta që ai është personi që organizoi sulmin fatal me armë ndaj të birit të Ramadan Shkurtit, personit që u vra në marsin e ’97-s, duke krijuar aty një prej bandave më famëkeqe në vend bashkë me rivalitetin mes palëve.

Ky rivalitet vijon sot e kësaj dite, ndërkohë që numri i të vrarëve mes tyre është me dhjetëra, beteja vazhdon prej më shumë se 26 vjetëve.
Ndërkohë, Gjykata e Janinës ka liruar nga tre akuzat në shtetin grek Laert Haxhiun dhe ka caktuar masën ‘arrest me burg’ me 40 ditë afat në lidhje me kërkesën e Shqipërisë për ekstradim. Ai u lirua nga akuzat në shtetin fqinjë, që ishin falsifikimi i pasaportës, kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë dhe kalim i paligjshëm i kufirit.

Një seancë e dytë pritet të mbahet në gjykatën e Janinës, me objekt shqyrtimin e kërkesës së palës shqiptare për ta ekstraduar atë në Shqipëri. Sipas të dhënave, një seancë e dytë do të zhvillohet në këtë gjykatë, me objekt shqyrtimin e kërkesës së palës sonë për ta ekstraduar atë në Shqipëri, shkruan panorama.

Arsyeja e qëndrimit të Haxhiut në Greqi, lidhet me faktin se ai kishte dy anëtarë të familjes së tij atje. 31-vjeçari u dërgua në një burg të Sigurisë së Lartë në Greqi, në Koridhalos dhe sipas të dhënave të medias greke Laert Haxhiu nuk i pranoi akuzat dhe nuk dëshiron që të ekstradohet por kërkon të qëndrojë në Greqi.

Çështja do të shkojë në këshillin e Apelit për të vendosur pro ose kundër ekstradimit të tij dhe më pas në Gjykatën e Lartë.

Laert Haxhiu dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë të Saimo Xheliut, ngjarje e ndodhur me 25 shtator të 2016-s, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës. Ai është dënuar nga Gjykata e Lushnjës me 18 vite burg për vrasje të mbetur të tentative, dosje që sipas të dhënave është ende në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë, mësohet se SPAK i ka përcjellë materialet për 31-vjeçarin Ministrisë së Drejtësisë ndërsa kjo e fundit përmes letërporosisë ia ka përcjellë drejtësisë greke.

Për masakrën e Lushnjës janë lënë në burg të përjetshëm Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi, ndërsa është ende në proces gjyqi për Laert Haxhiun.

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: Aldo BareekstradimijetaRrezikohetShqiperi

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

Vdekja e anglezes gjatë ekspeditës së zhytjes në Sarandë, i ati: S’do ndaloj së kërkuari drejtësi
Aktualitet

Vdekja e anglezes gjatë ekspeditës së zhytjes në Sarandë, i ati: S’do ndaloj së kërkuari drejtësi

24/09/2023
“Italia, avokate juaj për integrimin në BE”-Vizita e Napolitanos në Shqipëri, apeli për politikën
Politikë

“Italia, avokate juaj për integrimin në BE”-Vizita e Napolitanos në Shqipëri, apeli për politikën

22/09/2023
Shtatori i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, merr pikë rekord edhe në klasifikimin nga UEFA
Slider

Shtatori i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, merr pikë rekord edhe në klasifikimin nga UEFA

21/09/2023
Shqipëria e pëson keq nga UEFA, mbyllen tribunat e tifozëve për ndeshjen me Çekinë
Slider

Shqipëria e pëson keq nga UEFA, mbyllen tribunat e tifozëve për ndeshjen me Çekinë

20/09/2023
Interesi i jashtëzakonshëm për sfidën me Çekinë, rreth 3 mijë aplikues qëndrojnë online për biletë
Slider

Interesi i jashtëzakonshëm për sfidën me Çekinë, rreth 3 mijë aplikues qëndrojnë online për biletë

15/09/2023
Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjitet disa shkallë pas sukseseve kundër Çekisë dhe Polonisë
Slider

Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjitet disa shkallë pas sukseseve kundër Çekisë dhe Polonisë

14/09/2023
Lajm i rradhës
Makina përplas biçikletën në Berat, i moshuari në gjendje kritike

Makina përplas biçikletën në Berat, i moshuari në gjendje kritike






ADS

Të fundit

Aktualitet

Vdekja e anglezes gjatë ekspeditës së zhytjes në Sarandë, i ati: S’do ndaloj së kërkuari drejtësi

24/09/2023
Aktualitet

Situata në Veri/ Presidentja Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin! Kosova është e përjetshme

24/09/2023
Aktualitet

Vrasja e policit në Kosovë/ Ky është një nga terroristët serb të ekzekutuar (Foto)

24/09/2023
Ekonomi

DOKUMENTET/ Punonte si kamerier në SHBA. Si u bë Andi Ballta pronar i “ABI Bank” në Shqipëri?

24/09/2023
Aktualitet

Foto e rëndë/ Terroristi serb i vrarë, i shtrirë në tokë

24/09/2023
Lifestyle

Habit Ronaldo Sharka: Krist Aliaj dërgon foto të organit gjenital

24/09/2023
Aktualitet

Tensionet në veri/ Shkon në gjashtë numri i terroristëve të vrarë nga Policia e Kosovës

24/09/2023
Aktualitet

Policia e Kosovës ekzekuton një tjetër sulmues, arrestohen 3 serbë

24/09/2023
Aktualitet

Polici i Vlorës dhunon efektivin e “Shqiponjave”, e ndihmojnë edhe 2 miqtë e tij

24/09/2023
Aktualitet

Kundërpërgjigjet Policia e Kosovës, vret një nga sulmuesit

24/09/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In