zoom

Të gjitha

“Më pëlqen pamja”/ Cilën vajzë mund të kishte ngacmuar Graniti në BB

Granit Cana ka dhënë intervistën e parë pas daljes së tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 100 mijë euro.

Ai foli për eksperiencën e tij brenda “Big Brother VIP”, por edhe se si e priti largimin nga aty. Gjithashtu zbuloi se ka folur në telefon me ish-të dashurën, e cila i ka kërkuar falje nëse e ka penalizuar me letrën që i shkroi para se të mbylleshin votimet.

Teksa po fliste për marrëdhënien me Fifin por edhe për lidhjen pezull jashtë shtëpisë, moderatorja Dojna Mema e ngacmoi se me kë banore tjetër do të ishte ngacmuar.

“Mund të kisha pasur diçka me Semin. Është pamja e jashtme që më pëlqen, por është edhe e zgjuar”, tha Graniti.

Më pas ai tha edhe dy emra të tjerë që e kanë provokuar gjatë qëndrimit në shtëpi, Arjola dhe Sheila.

“Sheila më ka provokuar me sallatën e frutave. Ka qenë shkaku për të bërë të ndihej xheloze Fifi”, përfundoi ai.