zoom

Të gjitha

Më në fund, Jasmina deklarohet vetëm për Andin

Jasmina dhe Andi kanë qenë prej javësh të tëra një ndër çiftet më të komentuar të këtij edicioni të dytë të “Për’puthen”.

Ata rrëmbyen vëmendjen e publikun që me takimin e tyre të parë, ku shfaqën afrimitet të madh me njëri-tjetrin. Më tej, Jasmina befasoi me vendimin e papritur në “Për’puthen Prime”, teksa u çua dhe i dhuroi Andit një puthje në buzë në mes të studios.

Jasmina u pa shumë e emocionuar pas puthjes me Andin dhe gjithashtu i konfirmoi Arjanit se kishte përjetuar aq shumë emocione, sa kishte nisur të dridhej prej tyre.

Ajo e ka pranuar që prej fillimit tërheqjen për Andin dhe duket se ky pëlqim po i kthehet në ndjenjë më të fortë.

Puthjet kanë vazhduar të jepen, ndërkohë që të gjithë dyshojnë se ata mund të jenë të lidhur me njëri-tjetrin. Për t’i vërtetuar Jasminës se është serioz në njohjen me të, Andi deklaroi më herët që është vetëm për Jasminën në emision, ndërsa kjo e fundit tha se do të vazhdojë edhe takimet me djemtë e tjerë, pasi nuk ka ende aq shumë siguri nga Andi për të marrë edhe ajo të njëjtin vendim.

Së fundmi, autorja e programit Olsa Muhameti ka zbuluar se Jasmina më në fund është deklaruar vetëm për Andin.
“Andi Artani deklaroj se në këtë program jam vetëm për ty”, dëgjohet duke thënë Jasmina në puntatën që do të transmetohet sot.

“Ndodh sot e shumë pritura, Jasmina bën deklaratën për Andin”, paralajmëron Olsa.

Autorja e “Për’puthen” ka zbuluar po ashtu se çifti i saj i preferuar gjatë gjithë programit është Andi dhe Jasmina.