Aplikacion
Vendi fqinj do të pranojë të gjithë udhëtarët, (edhe shqiptarë) me pasaporta vaksinimi me të dyja dozat e me nje vaksine te njohur nga EMA, certifikate te kalimit te covid ose tampon negativ të 48 orëve të fundit, duke hequr edhe karantinën e detyrueshme prej 5 ditësh. Vendimi do të hyjë në fuqi jo vetëm për qytetarët e vendeve europiane, por edhe ata të vendeve të treta.
Italia ka vendosur të mos prese aprovimin e patentës së gjelbër europiane, që pritet të jetë gati në gjysmën e dytë të muajit qershor, por të ofroj rregulla të qarta e të thjeshta për turistët e të garantoj një siguri maksimale në shëndetit publik.
“Pandemia na ka detyruar të mbyllemi përkohësisht, por Italia është e gatshme të mirëpresë botën. Certifikata e gjelbër dixhitale e BE do të jetë “plotësisht funksionale” nga gjysma e dytë e qershorit dhe do të lejojë turistët të udhëtojnë pa pasur nevojën e karantinës, për sa kohë mund të provojnë se janë rikuperuar nga COVID-19, janë vaksinuar ose janë testuar negativ,” – tha Draghi.
“Italia jo vetëm që dëshiron të nisë skemën e saj të kalimit të gjelbër, por gjithashtu ta hapë atë për vendet jo-BE anëtarë të BE-së, përfshirë edhe SHBA-në dhe Britaninë e Madhe”, – tha ministri i Turizmit Massimo Garavaglia.
“Çdo turist që do dëshiroje të vizitoje Italinë nga çdo vend i botës, pas datës 15 maj është i lirë ta bëj me kushtin e zbatimit të disa rregullave; prezantimin në pikën kufitare të një dokumenti që vërteton se ka kryer të dy dozat e vaksinës anti-Covid e autorizuar nga Agjencia Europiane e Barnave, të certifikoje shërimin nga Covid në rast se ka qenë i infektuar dhe një tampon me rezultat negativ brenda 48 orëve para udhëtimit” – tha ministri.
Humori i zi i Korreshit: Komisioni si Big Brother, tek e tek te dhoma e rrëfimit! Inter apo Milan?