zoom

Sport

“Më kërkuan 200 mijë € për të luajtur me kombëtaren”, FSHF padit për shpifje ish-sulmuesin kosovar

Federata Shqiptare e Futbollit ka paditur për shpifje ish-futbollisti Shefki Kuqi. Ish-sulmuesi e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Angli, duke luajtur për disa sezone në Premier League.

Gjatë aventurës në ishull ai ka luajtur për skuadra si: Blackburn Rovers, Sheffield, Crystal Palace, Fulham, Newcastle United etj.

Kuqi ka deklaruar se në fundvitet 90’ i kanë kërkuar rreth 200 mijë euro për të përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë.

Lidhur me këtë deklarat FSHF njofton se e ka paditur ish-futbollistin e lindur në Vushtrri.

 

“Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë hapat ligjor duke paditur për shpifje ish-futbollistin, Shefki Kuqi, i cili në një deklaratë publike në televizionin ATV, gjatë emisionit “Favoriti i Botërorit” ka deklaruar se në fundvitet 90-ta i janë kërkuar para për tu pajisur me pasaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë. Padia e FSHF ndaj Shefki Kuqi është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është regjistruar me numër C.nr. 119/22”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. /zoom.al/