zoom

Aktualitet

“Më kërkoi t’i bëja disa punime dhe nuk pranova”! Flet muratori që u plagos në Theth: Mund të humbas këmbën

Gëzim Ndrezaj, 47-vjeçari i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme në Theth, ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës pasi ka bërë edhe operacionin në këmbë për nxjerrjen e plumbit.

Ndrezaj ka deklaruar se rrezikon të humbasë këmbën për shkak të kësaj plagosje me armë zjarri nga shtetasi me iniciale K.Ç.

Ndrezaj tregoi për FaxNews se punon si murator dhe shkaku i kësaj ngjarjeje, e cila mund të kishte pasoja më të rënda ishte se ai nuk pranoi të bënte një punim që shtetasi K.Ç i kishte kërkuar të bënte. Policia ka shpallur në kërkim autorin e kësaj ngjarje por ende nuk dihet asgjë në lidhje me vendndodhjen e tij.