zoom

Të gjitha

“Më ke dasht?”/ Arsimi pendohet për këngën që i dedikoi Anës!

Dy ditë më parë, ndjekësit e Anës dhe Arsimit vunë re disa detaje, që i bënë të dyshonin se çifti i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Si fillim, ishte Ana ajo që ngriti aludimet për ndarje, pasi u shpreh se ishte konfuze për ndjenjat e saj.

“A ndjen dashuri për ndonjë?”, e pyeti një nga ndjekësit.

“Të jem e sinqertë, nuk e di, ndoshta ose po…jam pak konfuze dhe besoj kam të drejtë”, iu përgjigj Ana.

Më pas edhe Arsimi ka bërë një deklaratë që shumë e kanë përkthyer si një thumb kundrejt Anës. Ai ka ndarë një foto nga çmimet “Oscars” dhe përkrah ka shkruar:

“Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rremë)”.

Madje ndjekësit e dyshes vunë re se Arsimi dhe Ana nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në Insatgram. Dhe në fakt këto dyshime nuk kanë qenë të kota, sepse lidhja e Anës dhe Arsimit ka përfunduar realisht!

“Prive” ka konfirmuar nga burime pranë dyshes se ata janë ndarë dhe shkak është bërë një debat që kanë pasur me njëri-tjetrin në distancë. Pasi përcolli Arsimin në aeroport për në Zvicër, Ana duket se ka përcjellë edhe lidhjen me ish-konkurretin e “Për’puthen”.

Mirëpo, para se mes çiftit të merrte fund, Arsimi i kishte dedikuar një këngë të tijën Anës, për të cilën është penduar. Siç ka paralajmëruar më herët, ish-konkurrenti po punon seriozisht për t’iu futur muzikës dhe teksti i njërës prej këngëve të tij i dedikohej pikërisht Anës.

Për këtë arsye, ai dëshiron ta korrigjojë. Në InstaStory, Arsimi ka ndarë me ndjekësit këtë pjesë, teksa shkruan:

“Bon be? Se më ke dasht? Të uroj më të mirat beba.

Sardi, tani vëlla duhet me e korrigju njëçikë këtë pjesë.”