zoom

Aktualitet

“Më doli makina jashtë kontrollit”! Ngjarja në sheshin “Skënderbej”, 32-vjeçari del sot para gjykatës

Arben Mema, 32-vjeçari, i cili terrorizoi qytetarët në sheshin “Skënderbej” të dielën me veprime të pakontrolluara me makinë, ka dalë sot para gjykatës. Mema do të njihet me masën e sigurisë.

I pyetur nga gazetarët në sallën e gjyqit, ai ka thënë se nuk kishte për qellim të kryente atë veprim, por i humbi kontrolli i mjetit.

“Nuk bëra gjë unë, më doli makina jashtë kontrollit, doja të ktthehesha djathtas dhe ajo iku majtas,” thotë ai.

32-vjeçari akuzohet për “drejtim mjeti në gjendje të dehur” dhe “vrasje e mbetur në tentativë ndaj një ose më shumë personave.